Ishte në paraburgim për trafik droge, krimineli i arrestuar bullgar arratiset nga spitali i Athinës.

0
greqi (1)

Një kriminel bullgar ka arritur të arratiset nga spitali shtetëror grek Nikaia në Athinë, shkruan gazeta “Kathimerini”.

Ai u arratis mbrëmjen e së shtunës dhe është një kriminel i cili ishte në paraburgim për trafik droge, njoftoi transmetuesi publik shtetëror ERT.

Ai kishte deklaruar më parë se ishte i sëmurë dhe ishte dërguar në spital. Në një moment, ai kërkoi të shkonte në tualet, të cilin e përdori për të kërcyer nga dritarja e banjës.

Policia greke është vënë intensivisht në kërkim të tij.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading