Nga dëmtimi kundër Juves te ndeshjet e Kombëtares në mars, Silvinjo dhe ndihmësit e tij takohen me Ardian Ismajlin

0
image

FeTrajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus – Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina – Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading