Derbi kryeqytetit. Veselinoviç konfirmon Zekën, Shkëmbi i hedh të gjithë në sulm. Publikohen formacionet zyrtare të Partizani-Tirana
Java e 24-t e Kategorisë Superiore nis me derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana, i cili luhet në një orar të pazakontë për të, por edhe për herë të parë në stadiumin “Arena e Demave”.
Të dy skuadrat vijnë me synime të qarta për fitoren për shkak të objektivave që kanë, pasi Partizani synon të vazhdojë ndjekjen e kreut, ndërsa Tirana të largohet sa më shpejt nga zona e ftohtë e klasifikimit.
Trajneri Veselinoviç ka zgjedhur që të aktivizojë Agim Zekën përsëri titullar në derbi, përkrah Padstrelau dhe Bintsuka.
Ndërsa nga ana tjetër, Bledi Shkëmbi i ka dhënë përparësi sulmit duke rreshtuar në fushë “armët e rënda” të repartit të avancuar.
FORMACIONET ZYRTARE
PARTIZANI: Qirko, Janjeva, Preka, Bytyçi, Domgjonaj, Mehmeti, Ismaili, Taipi, Zeka, Padstrelau, Bintsuka.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
TIRANA: Selmani, Vera, Përgjoni, Kola, Dembele, Soler, Meta, Rafael, Ndreca, Zharmuni, Ernest.
Trajner: Bledi Shkëmbi