“Shpendi ka një potencial të madh”! Marash Kumbulla flet në Itali për lojtarët tanë: Asllani? Godet me këmbën e majtë njësoj si me të djathtën

0
image

Marash Kumbulla ka dhënë një intervistë në mediat italiane ku ka folur sa i përket eksperiencës së tij në Itali me Veronën, Romën, por njëkohësisht edhe për kohën aktuale te Espanjoli. Mbrojtësi shqiptar po kalon një moment të mirë në La Liga, ndërsa pak ditë më parë ruajti portën e paprekur dhe dha siguri në prapavijë kundër Real Madridit.

Kjo është padyshim një arritje e madhe personale për Marash Kumbullën, për të fituar më shumë besim te vetja pas një kohe aspak të mirë të kaluar. Në median italiane Kumbulla është pyetur edhe sa i përket lojtarëve shqiptarë.

Marashi është ndalur në veçanti te Kristjan Asllani dhe Kristian Shpendi. “Unë e njoh Asllanin mirë, kam luajtur me të te Shqipëria. Në mendimin tim ai ka aftësi të mëdha teknike, mund të gjuajë njësoj si me të djathtën dhe me të majtën. Shumë pak herë e kam parë të gaboj me topat e gjatë apo pasimet e thjeshta. Është ende një lojtar i ri, duhet të rritet, por të ardhmen e ka të garantuar. Shpendi? E kam parë nga larg, por ka potencial të madh”, tha Kumbulla.

Nga ana tjetër mbrojtësi ka treguar në Itali se çfarë është Kombëtarja për të. “Është gjithmonë një nder të përfaqësosh Shqipërinë, familja ime rri gjithmonë para televizorit për të më parë mua, sidomos kur luaj me Shqipërinë. Vitin e fundit ishim në Europian pas një ecurie brilante në kualifikuese. Gjetëm një grup shumë të vështirë, për mua ishte eksperiencë e bukur pavarësisht eliminimit”, përfundoi mbrojtësi.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading