Përfundon numërimi i votave në Kosovë. Kryeson Vetëvendosja por i duhet koalicion për të bërë Qeverinë.
Sapo ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në Prishtinë, ku Lëvizja Vetëvendosje doli e para me 46.91% të votave, duke fituar 54.696 vota.
Në vendin e dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 25.63%, ose 29.889 vota, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 18.29%, duke marrë 21.326 vota.
Ndërkohë, rezultatet në të gjithë Kosovën tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje është në kuotën e 41%, por ende nuk është bërë e qartë se me kë do të bëjë koalicion për të formuar Qeverinë e re.