Pse jeni këtu? Gazetarja tregon detaje nga arrestimi i Veliajt

0
image

Sipas gazetares Anila Hoxha, arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u krye në mënyrë të qetë, pa rezistencë nga ana e tij.

Në momentin që agjentët e BKH mbërritën në bashki, Veliaj ndodhej në një mbledhje me bashkëpunëtorët e tij. Hetuesit pritën që mbledhja të përfundonte përpara se t’i komunikonin akuzat dhe t’i dorëzonin dosjen me provat.

Dy zyrtarë të bashkisë kanë reaguar ndaj prezencës së BKH-së, duke kërkuar shpjegime, por Veliaj ka ndërhyrë vetë, duke u thënë të pranojnë situatën dhe të lejojnë hetuesit të kryejnë detyrën. Pas kësaj, ai është shoqëruar në makinën e tij, ku ndodheshin efektivët, dhe është dërguar menjëherë në bllokun e sigurisë, pa kaluar më parë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading