Sonte në mbrëmje Manchester City përballë Real Madrid. Guardiola: E pamundur të mbash nën kontroll yjet e Realit.

0
image

Manchester City dhe Real Madrid sonte do të përballen sërish në një duel të zjarrtë në Ligën e Kampionëve, një sfidë që tashmë është kthyer në një klasike të kompeticionit. Ndeshja në ‘Etihad’ premton spektakël, teksa dy nga ekipet më të forta të Evropës synojnë të sigurojnë kualifikimin në fazën tjetër.

Guardiola: Është e pamundur të kontrollosh yjet e Realit

Në konferencën për shtyp, trajneri i Cityt, Pep Guardiola, theksoi se përballja me Real Madridin ka qenë gjithmonë një sfidë e vështirë. Ai pranoi se është pothuajse e pamundur të kontrollosh lojtarët e sulmit të madrilenëve si Vinicius, Mbappé, Rodrygo dhe Bellingham për 90 apo 180 minuta. Megjithatë, ai shtoi se skuadra e tij do të përpiqet të zvogëlojë ndikimin e tyre në lojë. Guardiola e konsideron këtë përballje një sfidë mes dy gjigantëve dhe pranoi se, pavarësisht dominimit të Cityt vitet e fundit në Premier League dhe Champions League, Real Madridi mbetet skuadra më e suksesshme në histori. “Ata janë në krye të La Ligës dhe po luftojnë ndaj Atleticos dhe Barcelonës. Ne duhet të bëjmë dy ndeshje të mira për t’i mposhtur,” u shpreh tekniku spanjoll.

Ançeloti: Një sfidë mes dy rivalëve të mëdhenj

Nga ana tjetër, trajneri i Real Madridit, Carlo Ançeloti, e konsideron këtë duel si një nga më të mëdhenjtë në futbollin evropian. Ai theksoi se përballjet me Cityn janë kthyer në një klasike të Champions League, pasi fituesi i këtij dueli zakonisht arrin deri në finalen e kompeticionit. Gjatë konferencës për shtyp, Ançeloti foli me superlativa për Guardiolën, duke e quajtur atë trajnerin më të mirë në qarkullim dhe një nga inovatorët më të mëdhenj të futbollit modern. “Ai është një makth për çdo trajner, sepse gjithmonë ka ide të reja që të bëjnë të mendosh,” tha Ançeloti.

Vinicius dhe ndikimi i tij te Real Madridi

Një nga lojtarët kyç në këtë sfidë do të jetë padyshim Vinicius Junior. Ançeloti e vlerësoi brazilianin për kontributin e tij këtë sezon, pavarësisht dëmtimeve që e kanë penguar të ketë vazhdimësi. “Ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë shumë asistime. Ai është gjithmonë vendimtar,” theksoi trajneri. Në lidhje me polemikat rreth Topit të Artë, Ançeloti mohoi që Vinicius të ndihej i zhgënjyer dhe theksoi se ai është më i motivuar se kurrë për të ndihmuar skuadrën.

Forma e ekipeve dhe rëndësia e duelit
Ançeloti pranoi se Manchester City është një nga ekipet më të mira në Evropë dhe se kjo është një nga ndeshjet më të komplikuara që Reali mund të kishte. Ai shtoi se forma e ekipeve nuk është gjithmonë një faktor përcaktues në këto përballje, por vetëm një skuadër 100% e përgatitur mund të fitojë. Ndërkohë, Guardiola pranoi se skuadra e tij nuk ka qenë aq konsistente sa më parë, por shprehu besim të madh te lojtarët e tij. “Nuk mund ta mohoj që kam besim te këta djem, të cilët kanë qenë fantastikë për një dekadë. Duhet të bëjmë lojën tonë dhe të gjejmë mënyrën për të dominuar,” theksoi ai.

Një duel që mund të vendosë fituesin e Champions League

Të dy trajnerët pranuan se ky duel është një përplasje e madhe mes dy skuadrave më të forta të Evropës. Statistikat tregojnë se në vitet e fundit, skuadra që ka kaluar nga kjo përballje ka shkuar deri në finale dhe shpesh ka fituar kompeticionin. “Kur City na eliminoi, ata u shpallën kampionë. Kur i eliminuam ne, ne fituam Champions League. Prandaj, kushdo që kalon këtë herë, ka shumë gjasa të shkojë deri në fund,” përfundoi Ançeloti. Me dy trajnerë të mëdhenj dhe lojtarë të jashtëzakonshëm në të dyja skuadrat, ndeshja në ‘Etihad’ pritet të jetë një tjetër klasikë e Ligës së Kampionëve, një përballje që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e futbollit.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading