Edi Rama kërkon Nestin. “Do merrem vetë me këtë çështje”
“Nesti Angoni nuk ka asnjë shans të jetë një njeri i vetëm. Kam dyshimet e mia e do merrem edhe me këtë.” Ky ishte paralajmërimi që bëri kryeministri Edi Rama pasditen e djeshme në mbledhjen e Asamblesë së PS për Tiranën. Emri “Nesti Angoni” është një krijim anonim që shërbeu për të denoncuar dhe fundosur në SPAK Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Pas këtij pseudonimi në artikullin fundit gazeta raportoi se qëndron zv.kryeministrja Belinda Balluku, pasi vetëm dikush i brendshëm që ka njohuri për detaje të rëndësishme, por që nuk mund të dalë hapur dhe të identifikohet mund tw çonte provat e kopsitura nw SPAK. E dyta, duhet të jetë dikush që ka një motiv të fortë për të denoncuar dhe për ta dëmtuar Erion Veliajn. Në Partinë Socialiste, kush mund të jetë armiku më i egër i Veliajt? Nga e gjithë panorama politike në PS, Belinda Balluku është përmendur shpesh si një rivale e fortë e tij.
Rama, duke shpallur publikisht se do të “merret me këtë”, tregon se është i vetëdijshëm për tensionet e brendshme dhe dëshiron të vendosë rregull. Ai nuk përmendi asnjë emër, por la të nënkuptuar që është i gatshëm të hetojë më tej këtë përçarje. Këtë herë Edi Rama po ndjek një model ndryshe nga socialistët që i ka fundosur SPAK. Me Veliajn ai nuk po flet për drejtësi të pavarur dhe transparencë, por po merr në mbrojtje kryebashkiakun. Mos vallë tashmë do t’i pritet “koka” Belinda Ballukut (Nesti Angonit)?