Ndërpritet seanca për Erion Veliaj, avokatët kërkojnë kohë të njihen me dosjen

0
image

Seanca në GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shtyrë për në orën 13:30 për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me dosjen.

Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj në GJKKO është ndërprerë. Raportohet se avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me dosjen dhe seanca është caktuar për të rifilluar në orën 13:30.

Erion Veliaj, i cili u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 Shkurt për akuzat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash, mbërriti mëngjesin e sotëm në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

Në gjykatë do të jenë edhe 5 biznesmenët shqiptarë, Elman Albule, i cili u vendos në pranga, si edhe Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi e Shkelqim Fusha, ndaj të cilëve është caktuar “detyrim paraqitje”.

Biznesmenët, sipas dosjes, kanë bashkëpunuar në kryerjen e veprave penale nga ana e kreut të Bashkisë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading