Qytetarë dhe anëtarë të PS Tiranë mbështesin Erion Veliajn pranë GJKKO

0
image

Punonjës të bashkisë dhe mbështetës të Veliajt janë mbledhur dhe po protestojnë përpara GJKKO ku do të mbahet sot seancë për vlerësimin e masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se mbështetësit kanë mbërritur para GJKKO herët, ata kanë duartrokitur dhe ka pasur ovacione në mbështetje të kreut të Bashkisë Tiranë. Ndërkohë, pritet që seanca e sotme të jetë e gjatë.

Bashkë me Veliajn do të dalin përballë gjyqtarit Erion Bani edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, për të cilën është caktuar në mungesë masa e arrestit në shtëpi. Për kryebashkiakun e Tiranës, spak ka dyshime se është i përfshirë në korrupsion por edhe në pastrim parash.

Ndërsa për Ajola Xoxën, prokuroria ka dyshime se përveç dy veprave penale që dyshohet Veliaj është e përfshirë edhe në fshehje dhe mos deklarim të pasurisë. Të mërkurën do ti komunikohet masa e arrestit në burg edhe biznesmenit Elman Abule, që akuzohet për pastrim parash. Po kështu në gjykatë do të paraqiten edhe biznesmenët, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkelqim Fusha që do të njihen me masën detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për korrupsion aktiv të zyrtarëve ose të zgjedhurve vendor, Prokuroria njoftoi zyrtarisht se në lidhje me hetimet që janë zhvilluar ndaj Veliajt dhe personave të tjerë është marrë në hetim edhe deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u arrestua të hënën me kërkesë të prokurorisë së posaçme dhe prej 24 orësh mbahet i izoluar në bllokun e sigurisë në kryeqytet.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading