E mposhti Fejnordi, trajneri i Milanit beson ende: Janë edhe 90 minuta të tjera, gjithçka është e hapur

0
image

Milani është mposhtur në transfertë nga Fejnordi me rezultatin minimal 1-0. Megjithatë, trajneri i kuqezinjve nuk e ka humbur besimin te kualifikimi në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Konseisao ka thënë për mediat se janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur dhe se kalimi i “play off”-it është ende i mundur.

“Duhet të bënim më shumë. Në Roterdam është një mjedis i vështirë. Duhet të motivoheshim edhe ne, megjithatë ndodhi e kundërta. Kishim rastet tona për të barazuar, por është ende ndeshja e kthimit. Nuk ka përfunduar ende. Është gjithçka e hapur. Kam pak kohë për të për të punuar dhe ky është një problem”, ka thënë Serxho Konseisao.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading