Rama: Erion Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur. Atyre që mendojnë se u tërbova u them që pa mua nuk ka SPAK

0
image

Kryeministri Edi Rama thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës, i cili dje u la në masën e sigurisë arrest me burg nuk është i pandehur.

“Kam një pyetje, e dini ndryshimin mes të dyshuarit dhe të pandehurit? I dyshuari është dikush për të cilin edhe vetë prokurori është e vetëdijshëm që nuk i ka provat e mjaftueshme për të kërkuar burgosjen e tij. Ndërsa i pandehuri është dikush që prokurori kërkon burg, kam prova dhe fillo gjyqin.

Pyetje a dytë që kam! A e doni që kryetari i bashkisë nuk është i pandehur. Pra vetëm prokuroi nuk mendon që nuk është gati të kërkojë hapjen e gjyqit, pasi nuk ka prova të mjaftueshme.

Statusi i Veliajt sot tregon këtë. Për të gjitha ata që thonë ç’pati Rama, u tërbua, iu vërsul SPAK, të mbrojmë SPAK nga Edi Rama… Nëse nuk mbroni Edi Ramën në betejën e tij bashkë me PS harrojeni SPAK, nuk kemi SPAK. Pa Ramën dhe PS nuk ka SPAK. Nuk do kishte as diskutohet, por as s’ka. Sepse bufi i kënetës e thotë, më jepni votën të shkrij SPAK’, tha Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading