Zelensky: S’ka marrëveshje për Ukrainën pa përfshirjen e Ukrainës në negociata

0
image

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky, ka deklaruar të enjten se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje të bërë për përfundimin e luftës pa u përfshirë Kievi në të, raporton “BBC”. 

Ai ka bërë thirrje për përfshirjen e Evropës në negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të mërkurën tha se ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë. 

“Është me rëndësi që çdo gjë të mos shkojë sipas planit të Putinit”, tha Zelensky, duke shtuar që negociatat të mos bëhen bisedime bilaterale mes SHBA-së e Rusisë. 

Zelensky ka thënë se nuk e sheh telefonatën e Trumpit me Putinin si “shenjë se biseda me Rusinë ishte prioritet për presidentin amerikan”. 

Por, ai ka thënë se nuk është e kënaqshme kjo. 

“Nuk mund të ketë bisedime për Ukrainën pa Ukrainën dhe evropianët duhet të jenë po ashtu në tavolinë të negociatave”, tha Zelensky. 

Zelensky shtoi se i ka thënë Trumpit se prioritet për vendin e tij janë “garancitë e sigurisë”, diçka që nuk e sheh të mundur pa SHBA-në. 

Rusia nisi pushtimin e shkallës së plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022. 

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading