Presion nga jashtë. Frika e Ramës ndaj SPAK, ndoshta mund të lidhet me ndonjë presion te jashtëm
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK, duke sugjeruar se ky ndryshim mund të lidhet me një presion të jashtëm personal ndaj Ramës.
Në një emision televiziv, Tomorri theksoi se ndoshta Rama ka ndryshuar tonin e tij për arsye të tjera, duke përmendur mundësinë e kalkulimeve elektorale, që ndoshta e kanë shtyrë të shmangë një përplasje të drejtpërdrejtë me SPAK-un. Ai gjithashtu përmendi mundësinë që Rama të ketë frikë për pasojat që mund të kenë drejtësia ndaj familjarëve të tij.
Tomorri e theksoi se është e vështirë të besohet që Rama është tërhequr për shkak të presionit të BE-së për hapjen e kapitujve të negociatave, duke e cilësuar atë si një lider që ka mbajtur Shqipërinë të varur për një periudhë të gjatë. Ai mendon se, nëse ka një presion të jashtëm, ai mund të lidhet me persona dhe situata specifike, jo me çështje të përparimit të Shqipërisë në BE, por me diçka më personale ndaj Ramës
Unë e kam shumë të vështirë ta besoj se Edi Rama u tërhoq nga presioni pozitiv i BE-së për çështjen e çeljen së kapitujve, sepse ky është njeriu që e ka mbajtur Shqipërinë me vite të tëra për një kryetar të këshillit të qarkut të Fierit, që thoshte na jepni mandatin dhe e mbajti vendin 3 vite peng.
Kështu që Edi Rama nuk ka hallet e presioneve se nuk, do të të fusim në BE. Kam përshtypjen se atë ku ta gjejë, që të vazhdojë të jetojë në këtë sulltanatin e tij të pakontrolluar.
Arsyet se, pse Edi Rama ka ndryshuar tonin e tij ndaj SPAK, unë prirem të mendoj se janë të tjera.
Ndoshta ka bërë kalkulime elektorale të vetat dhe ka menduar se është më mirë të mos ketë një përplasje ballore me SPAK.
Një arsye tjetër mund të jetë frika personale, që mund të jetë, jo personalisht me Ramën, por për familjarët e tij të cilët mund të kenë hesape me drejtësinë.
Ose në rastin e presionit nga jashtë, do të ishte më i prirur të besoja për atë presionin undeground dhe që nuk ka lidhje me çelje kapitujsh, apo avancim negociatash, por ka lidhje direkt me personin.
Ndoshta mund të ketë ardhur një presion i kësaj natyre nga jashtë’,- tha Klodian Tomorri.