Durrës.Vidhnin banesa, mjete lundruese dhe makina, shkatërrohet banda e hajdutëve

0
image

Katër persona janë vënë në pranga nga policia në Shijak, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si anëtarë të një grupi i cili kryente grabitje në Tiranë e Durrës.

Personat e arrestuar janë Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama, ndërsa personi i shpallur në kërkim është 49-vjeçari Eneriko Zyle.

Nga hetimet janë dokumentuar katër vjedhje të kryera prej tyre në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Theft netëork”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, identifikohet dhe goditet grupi që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit si dhe shpallet në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues Skaf, një automjet kamionçinë si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për marrjen e masave me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Theft netweork”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

D.S., 26 vjeç, banues në Marikaj;

D.M.,18 vjeç, banues në Shkodër;

E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras;

A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë:

Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;

Vjedhja në tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;

Vjedhja e dy automjeteve e konkretisht furgon dhe kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading