Fidel Ylli fiton gjyqin kundër Armando Dukës

0
image

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) ka njoftuar sot përfundimin e procesit gjyqësor me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Gjykata e Apelit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos njohur asamblenë e jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar më 10 janar 2021, që i hapi rrugën zgjedhjes së Fidel Yllit. 

Më herët FSHF e çoi çështjen në gjykatën e Lozanës në CAS, duke edhe e fituar atë, por që nuk ka gjetur mbështetjen e gjykatave në vendin tonë.

Ky vendim është tashmë i formës së prerë, duke vulosur përfundimisht çështjen në favor të KOKSH.

NJOFTIMI I KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar bën me dije se sot ka përfunduar procesi gjyqësor me Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjykata e Apelit Tiranë me vendim të formës së prerë, ka rrëzuar kërkesën e FSHF dhe lë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të dhënë në Mars 2021. #TeamAlbania

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading