Kërcënimet e Berishës, Rama: E vetmja garanci për SPAK jam unë dhe PS, jo Amerika, se tani që Amerika u tërhoq nga SPAK do ta kishte marrë me vete

0
image

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se e vetmja garanci për SPAK është ai vetë dhe Partia Socialiste, pas paralajmërimeve të Sali Berishës për shuarjen e Prokurorinë e Posaçme.

SPAK nuk është i Kushtetutës dhe Reformën në Drejtësi, tek kjo e fundit marr autorësinë së bashku me PS, besoj se jeni shumë më të qartë se ç’ishit, tani edhe Amerika është tërhequr nga kjo punë.

Nëse SPAK do e kishte sjellë Amerika, tani që Amerika është tërheq nga kjo punë, do ta kishte marrë me vete në Amerikë. SPAK është këtu dhe ka vetëm 1 garanci.

Po u them. E vetmja garanci për mbijetesën dhe shkuarjen përpara të SPAK në kushtet e kësaj lufte të gjithanshme që i bëhet nga këneta politike me në krye bufin plak është PS dhe unë në krye të saj.

Kështu që rrotullojeni nga të doni Reformën në Drejtësi e kam bërë unë me PS”, tha Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading