Më vonë sot Trumpi e quajti Zelenskin “diktator pa zgjedhje.”

0

Putini i kënaqur me bisedimet SHBA-Rusi

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportuan se Presidenti Vladimir Putin ishte i kënaqur pas bisedimeve të nivelit të lartë midis zyrtarëve të Kremlinit dhe përfaqësuesve të administratës së Presidentit amerikan Donald Trump.

“Po, jam informuar. Unë i vlerësoj shumë, ka rezultate,” citohet të ketë thënë ai nga Interfax për bisedimet e zhvilluara në Arabinë Saudite.

Putini tha më vonë se nuk e dinte se kur do të takohej personalisht me Trumpin, pavarësisht se ky i fundit la të kuptohej se një datë ishte caktuar për në fund të shkurtit. Putini tha se të dy palët së pari duhej të ndërtonin “besimin”.

“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë krizën ukrainase, pa rritur nivelin e besimit midis Rusisë dhe SHBA”, tha ai në një konferencë shtypi në televizion.

Eksperti: Trumpi me përpjekje për të strukturuar negociatat

DW foli me Dr. Peter Trubowitz, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në London School of Economics, për qëndrimin e Donald Trumpit ndaj Rusisë dhe Ukrainës.

“Nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje strategjike”, tha Trubowitz në lidhje me pohimin e Trumpit se Ukraina është përgjegjëse për luftën. “Duhet parë si është, një përpjekje për të strukturuar negociatat mbi luftën në një mënyrë që ka të bëjë më pak me garantimin e sigurisë së Ukrainës sesa, mendoj, me riorganizimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.”

Ai i përshkroi lëshimet e Trumpit ndaj Rusisë kështu: “Është e guximshme, është dramatike. Është një surprizë”.

Trubowitz tha se kjo ishte e gjitha një pjesë e teatrit politik për të bërë presion mbi Evropën dhe për të “përfituar nga varësia e Evropës nga SHBA”.

“SHBA e ka anashkaluar Evropënnë mënyrë efektive”, duke i bërë thirrje drejtpërdrejt Rusisë, duke e ditur se Evropa nuk ka qenë kurrë unanime në qasjen e saj ndaj pushtimit dhe duke e përdorur atë në avantazhin e saj.

“Nëse do të isha [presidenti ukrainas Volodymyr] Zelenski, nuk do të ndihesha i sigurt në aftësinë e Evropës për të udhëhequr tani.”

BE mbështet raundin e 16-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE ka rënë dakord në Bruksel për një raund të 16-të sanksionesh kundër Moskës.

Në vigjilje të përvjetorit të sulmit rus, 24 shkurtit, BE synon të godasë “flotën fantazmë” ruse të anijeve cisternë, e cila përdoret për të shmangur sanksionet kundër sektorit energjetik të Rusisë.

Sanksionet prekin edhe sektorin e aluminit të Rusisë. “Kjo është e domosdoshme” tha ministri i Financave të Polonisë, Andrzej Domanski, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE.

Paketa e masave pritet të miratohet formalisht nga ministrat e jashtëm të BE, por konsiderohet punë e përfunduar./DW

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading