Shorti i Europa League, Fenerbahce e Mourinhos sfidon Bajramin, duele delikate për Romën e Tottenham

0

Në mesditë është hedhur shorti i UEFA Europa League për fazën e 1/8-ave. Skuadrat prentendente si Roma, Tottenham, United dhe Fenerbahçe janë njohur me kundërshtarët e radhës, ndërsa disa skuadra synojnë që të lënë gjurmën e tyre duke befasuar në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube.

Fenerbahçe e Mourinhos do të përballet me Rangersin e Nedim Bajramit.  Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një rivali si Sociedad.  Një tjetër duel mjaft i bukur dhe i luftuar pritet të jetë ai mes Az Alkmaar dhe Tottenham. Holandezët, pasi eliminuan Galatasaray, do provojnë të bëjnë të njëjtën gjë ndaj Spurs.

Kurioziteti është i madh edhe për Romën, që “peshkon” Atletico Bilbaon.  Çifte të tjera janë Plzen-Lazio, Ajax-Frankfurt, FCSB-Lyon dhe Bodo Glimt-Olympiacos.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading