Trump pritet të takohet së shpejti me Zelenskyn! Presidenti i SHBA-ve: Është fjala për një marrëveshje që i lejon Amerikës…

0
image

Feb 25,

2025 | 7Pas miratimit të një rezolute miqësore ndaj Moskës lidhur me Ukrainën të miratuar nga Këshilli i Sigurimit, presidenti Trump dëshiron të takohet së shpejti me Zelenskin:

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se dëshiron të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski, këtë javë ose javën e ardhshme. Trump-i tha se fjala është për një marrëveshje që do t’i lejonte SHBA-së shfrytëzimin e lëndëve të para që ka nëntoka e Ukrainës, marrëveshje të cilën Zelenski dëshiron ta nënshkruajë personalisht.

“Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha Trumpi. “Ne po e ndihmojmë Ukrainën siç kurrëkush më parë”, tha presidenti amerikan. Trump-i tha se nuk dëshiron që lufta në Ukrainë të përshkallëzohet në një Luftë të Tretë Botërore.

Putini: Evropianët mund të marrin pjesë në bisedimet për Ukrainën
Presidenti rus Vladimir Putin tha se shtetet evropiane mund të luajnë një rol në negociatat e mundshme për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. “Evropianët, por edhe vendet e tjera, kanë të drejtën dhe mundësinë për të marrë pjesë në këto bisedime – dhe ne e respektojmë këtë”, tha presidenti rus Putin në një intervistë televizive.

Presidenti rus u ofroi po ashtu Shteteve të Bashkuara një shfrytëzim të përbashkët të rezervave të mineraleve të rralla që gjenden në territoret e Ukrainës të pushtuara nga Rusia. “Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë atje, përfshirë SHBA-në”, tha Putini në një intervistë për televizionin shtetëror.

KS miraton një rezolutë miqësore ndaj Moskës për Ukrainën
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi pro një rezolute për Ukrainën, të paraqitur nga nga administrata amerikane e Presidentit Donald Trump. Kjo deklaratë, në të cilën Rusia nuk cilësohet si agresore, mori 10 vota nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit duke arritur kështu shumicën e nevojshme në organin më të fuqishëm të OKB-së.


About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading