Luajti titullar në fitoren ndaj Lacios, Asllani e pëson për gjysmëfinalen me Milanin

0
image

Kristjan Asllani ishte titullar në fitoren 2-0 të Interit ndaj Lacios në Kupën e Italisë, duke siguruar vazhdimësinë e skuadrës zikaltër në këtë turne, ku në gjysmëfinale do të jetë një përballje shumë e ethshme me Milanin.

Por përtej paraqitjes pozitive të Asllanit, mesfushori shqiptar ka marrë edhe një lajm të keq gjatë kësaj sfide. Një faull në pjesën e parë të takimit solli ndëshkimin e tij me karton të verdhe, që do të rëndojë shumë për futbollistin kuqezi.

Kjo, për faktin e thjeshtë se ai plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në Kupë dhe do të jetë mungesë e sigurt në takimin e radhës në këtë turne.

Kësisoj, Asllani nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë ndaj Milanit, teksa pritet të jetë një alternativë për sfidën e kthimit që vlen një biletë për në finale.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading