GJKKO ndryshoi masat për 6 profesorë të UBT-së, Rama: Jam i lehtësuar! E kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë! Sa herë do t’ua shohim sytë me gjak…

0
image

Kryeministri Edi Rama ka reaguar një ditë pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ndryshoi masën e sigurisë për 6 profesorë të Universitetit Bujqësor, nën hetim nga SPAK për korrupsion e abuzim me tendera, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”

Kreu i qeverisë shprehet se është i lehtësuar pas këtij lajmi, duke renditur edhe disa nga arsyet, ku një prej tyre sipas tij është që “drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie”.

“Jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet”, shkruan Kryeministri.

Edi Rama theksoi se pushteti politik është tërhequr nga fusha e drejtësisë duke u shprehur se ia kanë lënë asaj që t’i hetojë dhe gjykojë nëse shkelin ligjin.

“Shpatën e ndëshkimit ia kemi dorëzuar SPAK-ut. Peshoren e drejtësisë ia kemi besuar Gjykatës Speciale. Por fashon e pavarësisë e paanësisë prokurorët, e sidomos gjykatësit, duhet ta bëjnë pa humbur kohë pjesë të lëkurës së tyre profesionale, në respekt të prezumimit të pafajësisë, të lirive e të drejtave të njeriut, të standarteve demokratike të drejtësisë europiane”, deklaroi ai.

Kreu i qeverisë shprehet se peshorja është e tyrja dhe se nuk do të ndërhyjnë në brendinë e çështjeve,por theksoi se “sa herë do t’ua shohim sytë të pambuluar e deri edhe me gjak, nuk do të ngurrojmë ta themi publikisht”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading