Pirdhuni me gjithë primaret tuaja.!
Nuk kisha ndërmend të shkruaja për këto gjëra por sot një i njohuri im ( jo miku im) më thiri me dashamirësi nga ana tjetër e trotuarit. Ishte po ky njeri që kur unë i kisha kërkuar ndonjë sponsorizim sado të vogël për televizionin tim modest, më ishte përgjigjur me aq arrogancë dhe më kishte parë në atë menyrë sikur unë e kisha sharë nga nëna.
Samuel Butler thorë” Asgjë në këtë botë nuk ndodh rastësisht” thënie që u vërtetua katërcipërisht edhe në këtë rast..
Pasi më përqafoi përzemësisht më thotë me një ton miqësor” Shiko të shtunën kemi primaret dhe Ti duhet të votosh për numrin X.
E pashë në sy dhe i thashë që nuk do të merrja pjesë sepse me dukej një farsë.
Ah,- unë të di PD-ist të flaktë me tha nuk dija që,ti qenke bërë me Edi Ramën.
-Shiko, – i them , une jam i djathte dhe Edi Ramën nuk dua ta shoh me sy por të qenë i djhashtë nuk është etalon që të marrësh pjesë në në por mua mua nuk më përfaqësojnë këta miqtë dhe shokët e mi që hiqen si të djathtë dhe nuk dua të votoj pre ata sepse nuk dua të zëvëndësoj disa hajdutë me disa hajdutë të tjerë ndoshta n dhe më të pangopur.. Por në se do kesh durim të më dëgjosh 5 minuta do të isha mirënjohës. Pranoi.
E para, une u hoqa nga puna si anëtar i partisë demokratike dhe megjithëse Partia Demokratike ndenji tetë vjet në pushtet dhe hynë në punë qen e mace për mua rmegjithëse isha me katër femijë, nuk u gjend asnjë vend pune qoftë sikur edhe roje. E bukura është se treçerekun e titullarëve të atëhershëm i kisha fut unë në PD me zor se kishin frike të futeshin.
E dyta. si gjithë dynjaja kisha ndërtuar edhe une një shtëpi për të futur kokën së bashku me fëmijët se jetoja në mjë dhomë. Këta privatizuan me mijëra e mijëra ndërtesa. madje edhe ne shkelje të ligjit, arritën të legalizonin edhe ajrin, pa patur fare ndërtesë. Por jo ndërtesën time., Nu k mbeti titulllar i PD-së pa dërguar shkresë që ajo ndërtesë të prishet , madje erdhën dhe fadromat për ta prishur por o desh ndërhyrja e një funksionari të majtë që pushtetarët e djathtë mos e prishnin.( Edhe sot e kësaj dite ashtu ka mbetur pa legalizuar sepse nuk pres të mira nga majtët por të paktën, këta e di se kush janë)
E treta gjyshi im të cilit unë i kam edhe emrin la me tapi 1004 dynym tokë.Nuk kam marrë asnjë centimetër dhe kështu si kanë vajtur punët as pres të marr.
E fundit..Kur në 1992 unë flisja për Partinë Demokratike, jam zënë me grushta me nje person që mbronte Partinë Socialiste. Ky personi sot kandidon n për primaret dhe më flet mua duke më bërë propagandë për të mirat e PD-së Kurse personi X për të cilin më foli i njohuri im që që të votoja , ne vitin 1997 më është ngritur nga tavolina duke përdorur fjalet më të ndyra të fjalorit shqiptar vetëm se unë lavdërova PD dhe Azem Hajdarin që në atë kohë ishte akoma gjallë.
Pra i dashur mik këto janë primaret tuaja. Kështu që unë edhe nëse do të bjerë shi me gjyma, unë do të shkoj për piknik.
Zakonisht nuk e kam zakon të përdor fjalë banalë por besoj që në rast shkojnë fjalët ” Pidhuni me gjithë primaret tuaja!
.P. S. Autori i këtyre radhëve ka qene kryetari i parë i Forumit Rinor të Partisë Demokratike nga viti 1992-1994 dhe e vetmja e metë e tij ishte që nuk vinte nga radhet e spiunëve prandaj dhe nuk bëri dot karrierë.
(Për çdo rresht të shkruar këtu, autori është garti të mbajë përgjgjësi morale dhe ligjore