Dy fjalë për ndërrmarjen e Ujësjellësit Durrës dhe për një njeri qe duket sikur ka shpikur rrotën por që në fakt abuzon me lekët e qytetarëve
Këto ditë në media , por me shumë në disa portale është folur me superlativa për ndërrmarrjen e Ujësjellësit dhe drejtuesin e saj, madje duke arritur deri në bythelepirje. ( Ndjesë për fjalorin) Në rregull është ouna e tyre dhe mund të shkruajnë cfaarë të duan asshtu si edhe ne të tjerër kemi mundësinë të shkruajmë cfarë të duam kuptohet brenda normave ëe eitiketës dhe moralir qytetar.
Së pari është trumbetuar si arritje e madhe mbushja e buxhetit, Por si është mbushur kjo. Duke i prerë ijin hajdutshe bznezeve dhe famijarëve, në pothuajse shumicën e rasteve pa i lajmeruar por duke e bere fshehttas.. Pastaj për te lidhur furznimin me uëe bizneve i kërkohet 50 mijë lekë të vjetra dhe familjarëve 10 mijë leke. Me falni por një pyetje kisha këto që i prenë ujin a paguhen nga Ujësjellësi\’ Por ku e lidhn a janë ata po njerëz dhe marrin rroigë për këte që bëjnë se janë breda ditës dhe orarit të punës ? Apo këto leke duhen për të mbushur buxhetin e trumbetuar si arritje pavareëisht se rendoshen xhepat e qytetarëve dhe shume qytetarë marrin edhe borxh për të permbushur detyrimin.
Së dyri kjo ndërrmaje që pret me kaq zell fshehtas lidhjet e ujit pa lamjëruar pajtimtarëtt a e di që në lagjet e qytetati nuk ka më shume se 2 orë ujë dhe se ai ujë vjen me llum dhe me klor dhe nuk pihet, madje në shumicën e rasteve nuk bën as për të se vjn me llum ? Unë e kam shtëpinë në lagjen Nr 6 dhe kur të doini iu a vërtetoij këtë që po them, A dini që shumë banorë të Durrësit vijnë e mbushin ujë për të pirë tek çezma e madhë e U|jesjellësit , para se t’i hidhet klori se pastaj auji nuk pihet më? A e dini që ka edhe të tjerë që shkojnë edhe më larg, deri në Fushëkuqe dhe në Qafë-Shtamë për të mbushur ujë të pijshëm sepse uji që edhe atëheëe kur vjen ëe cezmat tona vjen jashtë çdo lloj standarti
Se treti a e dini sa ujë derdhet kot nëpër rrugët e Durrësit dhe nëpër depozitat e pallateve dhe punëtorët e ujësjellësit nuk a vrasin mendjen për të kontrolluar sepse shumica vetëm sa paraqiten në mëngjes në punë dhe pastaj nuk dihen se ku shkojnë. Ashtu siç ka edhe të tjerë qeë nuk paraqiten fare dhe marrin rrogën kokërr më koëerr pa i hequr asnjë ditë pune. Edhe ata që qendrojn,, nuk qëndrojnë nga zelli për punë , por presin ndonjë shok a ndonjë mik për të përfituar ndonjë benefit nga puna private që do bëjnë.Nësë është mbyllur brenda kullës së fildishtë dhe nuk i sheh këto gjëra le t’a tregojë dikush.
A e dini që shumica e faturistëve ja fusin faturave ashtu si i teket dhe dikujt qe ka harxhuar shumë metra kub ujë i vënë 5 mijë lekë të vjetra dhe diferencën e mbetur ja vënë ndonjë qytetari të këputur mjafton që të jenë në rregull me sasinë e raportuar. A e dini që shumë nga këto faturiste abuzojnë me vendin e punës , madje duke marrë para ne dorë për marifetet që bëjnë? Po ju sjell një shembull konkret . Nëna ime e paralizur prej një viti paguan 72 mijë lekë ujë në muaj sikur të ketë lavazh brenda pallatit pavarësisht se ështe plakë dhe nuk lëviz fare nga vendi. Kush e harxhoi ujin ? Fantazmat? A e dini që autori i këtij shkrimi i ka dëgjuar faturistet me veshët e tij qe te pyesin persona të veçantë ” sa leëe do që të vendos në faturë:”| Sepse pjesën tjetër e paguajjnë ata qyqarët pa mbrotje. Për keëo që them mbaj përgjegjësi lifjore, madje kam edhe dëshmitareë
Pse një lidhje që nuk është paguar pasi lidhet duhet të paguajë për lidhjen, kur lidhjen e bën punëtori i Ujësjellësit që është brenda orarit të punës dhe e ka për detyrë ta bëjë? Mos është ky një abuzim? ||Këto janë meritat e drejtorit” Të taksojë qytetarët dhe t;u marr shirtin atyre?Të rjepë qytetarët| me ç do mjet? Pse kur shumë nga qytetarët ankohen për faturat e fryra, nuk i jep njeri zgjidhje por i thone me arrogancë që duhet t’u drejtohen gjykatës në gjyqe pafund? Pse shume nga qytetaret durrsake kur vijne nga jashte annkohen per faturat e fryra edhe pse nuk kne jetuar fare aty Keni me mijëra raste të tillë. Pyetini dhe kontaktoni me ta se ju tregojne askoma me shume. se kaq se çfarë heqin. |Mos i lini të sorolltane lart e poshte të gjithë këta njerez, pastaj flisni për ndërmmarje të sukseshme.
Pres perggjigjen tuaj ose edhe reagimin tuaj dhe jam gati per te gjitha keto që them te mbaj pergjegjesi ligjore nese nuk jane te verteta., Përndryshe pas këtij artikulli do të dalë një i dytë me fakte dhe me emrra konkretë.
Dhe se fundi per koleget gaetare, bejeni profesioni tuaj, ndonjehere edhe duke abuzuar ne gjëra të vogla dhe duke thene ndonje fjale me shume, por duke jo duke shkuar deri ne lepirja per nje reklame me shume. Ju faleminderit!