2 Tigrat e Belindës bien era korrupsion. Bardhi “SPAK të hetojë aferën 80 milionë euro.

0
image

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë akuza të rënda ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar emrin e saj si sinonim të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Ai theksoi se në çdo rast të rëndësishëm, firma e Ballukut ngre dyshime për shpërdorimin e parave publike dhe përfitim personal nëpërmjet një skenari të paracaktuar.

Bardhi u ndal te afera e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, të cilat, sipas tij, u sollën me urgjencë nga fundi i botës për një krizë energjitike imagjinare të shpallur nga Kryeministri Edi Rama disa muaj para fillimit të luftës në Ukrainë, që solli pasiguri globale dhe rritje çmimesh në tregun e energjisë. Ai theksoi se as në atë kohë, këto termocentrale nuk u aktivizuan, duke provuar se qëllimi ishte shpërdorimi i 80 milion eurove dhe jo furnizimi me energji elektrike.

Historia e termocentraleve lëvizës është e ngjashme me atë të inceneratorëve,” tha Bardhi, ndërsa kërkoi që SPAK të nisin hetimet penale për Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj. Ai përmendi shpalljen e papritur të emergjencës energjitike në tetor 2021, duke sqaruar se dy muaj më vonë KESH-i u autorizua të merrte me qera asete gjeneruese termike. Pas një procesi të shpejtë tenderimi, Bardhi tha se pas tre vjetësh rezultoi me blerjen e dy termocentraleve që, ashtu si inceneratorët, nuk përmbushin funksionin për të cilin u shpenzuan shuma të mëdha parash

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading