Jo, jo president shumica ishin dhuratë”, Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës
Jo, jo president shumica ishin dhuratë”, Starmer si Macroni korrigjon Trumpin që pretendoi se Evropa po i huazon para Ukrainës
Ashtu siç bëri të martën presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me homologun amerikan, Donald Trump, kryeministri britanik, Keir Starmer, ia ndërpreu fjalën presidentit të SHBA-së gjatë një konference për shtyp në Uashington.
Ky moment tensioni shkaktoi një përplasje të drejtpërdrejtë mes dy udhëheqësve, pasi lideri amerikan po thoshte se paratë që Evropa ia ka dërguar Ukrainës janë në formë huash, duke ngjallur polemika për natyrën e ndihmave të dhëna për vendin e sulmuar nga Rusia.