SHBA i heq ndihmat Ukrainës, pas përplasjes Trump-Zelensky: Ju e patë me kë kemi të bëjmë, s’do financojmë një luftë në një vend të largët…

0
image

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën.

Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt deklaroi se SHBA-të nuk do të ofrojnë më ndihmë ushtarake për Ukrainën, sepse prioriteti i tyre janë negociatat e paqes.

Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së Zelensky.

“Ne nuk do të shkruajmë më vetëm çeqe bosh për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme”, tha Leavitt.

“Ishte fantastike që kamerat po xhironin, sepse populli amerikan dhe e gjithë bota panë se me çfarë po merren presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, shtoi ajo.

Më herët, The Washington Post raportoi se administrata Trump nuk po përjashton ndalimin e të gjitha dërgesave të vazhdueshme të ndihmës ushtarake në Ukrainë, me vlerë miliarda dollarë.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading