Trump tallet me Zelenskyn pas përplasjes publike: “I forti i madh”, do të vazhdojë të luftën. Le ta bëjë i vetëm

0
image

Pas një takimi të tensionuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ish-presidenti amerikan Donald Trump foli për gazetarët përpara se të lagohej nga Shtëpia e Bardhë.

Trump deklaroi se bisedimet me Zelenskyn “nuk shkuan mirë nga këndvështrimi i tij” dhe e ironizoi liderin ukrainas duke e quajtur “një i fortë i madh”.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë zgjatjen e luftës

Ai akuzoi Zelenskyn se “e teproi” gjatë diskutimeve dhe përsëriti pretendimin se lideri ukrainas është në një pozicion të dobët në negociatat e mundshme për paqe.

Trump u shpreh se Zelensky do të tregonte “forcë” nëse do të nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet.

“Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë; ndërsa ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes,” tha Trump.

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Zelensky për të rifilluar bisedimet, Trump tha se ai “duhet të thotë ‘dua të bëj paqe’”.

Më pas ai përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: “Ose do t’i japim fund, ose do ta lëmë atë ta luftojë”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading