Çudia e vëllezërve Duka: Njëri lufton tenderat e qeverisë, tjetri i fiton!!!
Ka diçka edhe me absurde se sa aleanca greke dhe çame brenda të njëjtit koalicioni të Sali Berishës. Dhe kjo është historia e vëllazërve Duka: Njeri, Agroni, futet në një vend të sigurt në listën e PD për të luftuar tenderat e qeverisë. Tjetri, Armandi, këto tendera i fiton.
Ndërsa Duka është radhitur krah Berishës për të luftuar tenderat e qeverisë Rama, vëllai i tij Armando Duka, pronar me 100 % të aksioneve të firmës “AIBA” ka fituar ankandin nga Korporata e Investimeve Shqiptare për të ndërtuar kullat të emërtuar “VOID Tower”.
Ndërtimi do të bëhet në ish-godinën historike të ATSH-së, ku sipas projektit do të bëhen dy kulla të larta dhe shteti do të marrë përqindje nga ky investim.
Dokumenti i Korporatës së Investimeve Shqiptare tregon kompaninë fituese ‘AIBA’, në pronësi të Armand Dukës.
Në truallin dhe godinën shtetërore, ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë ka qenë Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Ministria e Mjedisit, do të ndërtohet një kullë gjigande nga Armando Duka.
Disa javë më parë, qeveria hapi tenderin për t’ia dhënë truallin dhe godinën një firme private, ku në këmbim do të marrë një përqindje nga ndërtimi. Privati do të ndërtojë plot 87 mijë m2, me një kosto plot 110 milionë euro.
Korporata shkruan se po zbaton projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve “Andrea Kaputo & Focus Architecture & OpenFabric & James Beckett”. Janë dy kulla në një sipërfaqe të madhe, ku në foto duket si qendër tregtare dhe apartamente sipër. Kulla quhet “Void Tower”, teksa Korporata shkruan se tani do të fillojnë fazat e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat, ajo e kualifikimit dhe përzgjedhjes.
Firma private ka disa kushte, ku Korporata shkruan se kërkon angazhimin që në ndërtesën VOID Tower, të zhvillohet plotësisht projekt-idea arkitekturore e Kompleksit Governativ në pronën për zhvillim publik, sipas lejes së zhvillimit. Kërkohet angazhimi për të lidhur me Korporatën kontratën e sipërmarrjes dhe marrëveshjeve shoqëruese të saj, në përfundim të procesit të përzgjedhjes. (Shqiptarja.com)