Koalicioni i Berishës me 25 parti, Gjikondi: Tre liderë kanë probleme me drejtësinë! Në listën e sigurtë të Saliut, është grupi anti SPAK

0
image

Juristja Brizida Gjikondi thotë se koalicioni i Sali Berishës për zgjedhjet e 11 majit nuk jep frymëzim dhe se opozita është kthyer në qesharake. 

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se tre liderët e koalicionit, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Fatmir Mediu kanë probleme me drejtësinë.

“Po ta shikosh, koalicioni që i ka ofruar Berisha shqiptarëve, në krye të koalicionit, janë 3 persona me probleme me drejtësinë, kanë akuzën e korrupsionit.

Ke Ilir Metën në burg për korrupsion, Fatmir Mediun nën hetim për korrupsion dhe Berisha i pandehur për korrupsion.

Ky koalicion vetëm frymëzim nuk të jep. Kemi një opozitë qesharake. Berisha është mësuar në 30 vite të krijojë iluzione dhe gënjeshtra.

Berisha ka injoruar demokratët e shëndetshëm të së djathtës shqiptare, pazaret do i bëjë ai dhe familja e tij. Në listën e sigurtë të Berishës, është grupi anti SPAK, anti shtet ligjor”, theksoi ajo.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading