Prof. Dr. Zamira Çavo: Zgjedhjet janë sot politikë

0
image

Një mendim modest për Bashkimin Europian ku dëshirojmë të hyjmë.

– BE u themelua nga nevoja e krijuar pas batërdisë së Luftës së Pare e të Dytë Botërore, që ata vetë e krijuan dhe natyrisht e pësuan më shumë se cdo vend tjetër.. Pra nga Nevoja. Dhe ishin vitet 45-50 të shekullit të kaluar.

– Të paaftë t’a përballonin vetë ringritjen, pjesa perëndimore pranoi Planin Marshall me të gjitha kushtet që vinin nga pas. Kështu u vendos vija ndarëse e një luftë të ftohtë mes kësaj pjesë dhe vendeve nën ndikimin sovjetik. Ndarja e Europa pati kështu shkakun e vet Ideologjik.

– Rënia e Murit të Berlinit shkriu akujt , ndryshoi kufijtë e BRSS, ndryshoi dhe qasjen ideologjike. Pasi ideologjia nuk përbënte më as kërcënim e as ndryshim. Ama Rusia mbeti fillimisht si nje vend që pranoi dorën e shtrirë të ShB A , por shumë shpejt ritmet e saj të rimëkëmbjes dhe ringjalljes së psikologjisë së Perandorive, u bënë të papranueshme për ShBA dhe të kërcënueshme për Europën.

– Ky kërcënim e Ka bërë Europën ti mbajë sytë nga ShBA dhe të zvarritet vetë në krijimin apo forcimin e BE-s si një Pol tjetër i politikës botërore.

– E paaftë të ngrihet mbi nacionalizmat, e dembelosur nga politika, BE është sot 30 vite pas. As Federatë, as Kushtetutë e as ushtri. Dhe tani më shumë se kurrë ka NEVOJË si dikur: ose të gjejë rrugën e duhur drejt një bashkimi të qëndrueshëm ekonomik, politik e Ideologjik, ose politika e sotme agresive e presidentit Tump do t’a shpërbëjë duke shkëputur hallkat sipas interesave te rastit.

– Ajo që mbetet të shohim me vëmëndje është politika franceze dhe ajo gjermane. A do sinkronizohen dot politikisht këto dy vende apo nacionalizmat e kahershëm mes tyre do rizgjohen këtë herë me pasoja të padëshirueshme për BE?

– Zgjidhjet e sotme nuk besoj se duhen pritur nga burokracia europiane që prej vitesh vegjeton duke u paguar me taksat e qytetarëve europianë. Zgjidhjet janë sot POLITIKE. Nevoja për Bashkim të qëndrueshëm është imediate. Nacionalizmi i përforcuar me popolizëm është aty . Të presim reagimin..

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading