KESH kërkoi pajtim, Bardhi refuzoi të përgënjeshtronte deklaratat! Deputeti demokrat sërish në gjyq për shpifje

0
image

Procesi gjyqësor mes KESH dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të shkojë për gjykim më 2 prill, pasi palët nuk arritën një marrëveshje.

KESH, i cili ka paditur Bardhin për shpifje dhe fyerje të kryer botërisht, kishte propozuar të tërhiqej nga kallëzimi nëse deputeti demokrat do të përgënjeshtronte publikisht deklaratat e tij mbi humbjet në rrjetin e energjisë dhe abuzimet me procedurat e shitblerjes së saj.

Sipas burimeve, avokatët e Bardhit refuzuan këtë mundësi, duke këmbëngulur se deklaratat e tij ishin politike dhe pjesë e rolit të opozitës për të mbajtur qeverinë përgjegjëse.

Në këto kushte, çështja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Padia e KESH erdhi pas akuzave të bëra nga Bardhi në Kuvend, ku ai pretendoi për keqmenaxhim dhe abuzime me miliona euro në sektorin e energjisë. Ky rast pritet të krijojë një debat më të gjerë mbi kufirin mes deklaratave politike dhe shpifjes në diskursin publik.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading