Trump paralajmëronn Hamas.Lironi pengjet ose do të përballeni me pasoja të rënda.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fuqishme kundër Hamasit përmes një mesazhi në platformën Truth Social.
Trump i ka bërë thirrje organizatës që të lirojë menjëherë të gjithë pengjet dhe të kthejë trupat e pajetë të viktimave, duke theksuar se në të kundërt do të përballet me pasoja të rënda.
Shalom Hamas” do të thotë përshëndetje dhe lamtumirë – ju mund të zgjidhni,” shkroi Trump në mesazhin e tij, duke lënë të kuptohet se Hamasi ka vetëm dy opsione.
Ai e cilësoi mbajtjen e trupave të pajetë si një akt të njerëzve të “sëmurë dhe të çoroditur” dhe paralajmëroi se asnjë anëtar i Hamasit nuk do të jetë i sigurt nëse nuk respektohen kërkesat e tij.
Trump njoftoi se është i gatshëm t’i ofrojë Izraelit të gjitha mjetet e nevojshme për të përfunduar luftën kundër Hamasit. Ai tha gjithashtu se kishte takuar ish-pengjet e mbajtura nga Hamasi, duke e përshkruar përvojën e tyre si “shkatërruese”.
“Ky është paralajmërimi i fundit!”, shkroi Trump, duke iu drejtuar udhëheqjes së Hamasit dhe duke i këshilluar ata të largohen nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur.
Në fund të mesazhit, Trump i dërgoi një mesazh popullit të Gazës, duke u shprehur se një “e ardhme e bukur” i pret ata, por vetëm nëse pengjet lirohen pa kushte.
Mediat amerikane kanë raportuar se administrata Trump ka zhvilluar bisedime sekrete me Hamasin për lirimin e pengjeve amerikane.