Vëllai 3-vjeçar humbi jetën disa ditë më parë! 7-vjeçarja e helmuar nga ilaçi i minjve i shpëton vdekjes, e mitura do të kthehet në shtëpi

0

Pas 10 ditësh në terapi intensive ne Reanimacionin e Pediatrisë në QSUT mjekët ia kanë dalë ta mbajnë në jetë duke bërë që e mitura ta kalojë gjendjen e rëndë shëndetësore.

Pas trajtimeve dhe kujdesit intensiv në këtë shërbim e mitura e ka kaluar rrezikun për jetën. Burime nga stafi I mjekëve bëjnë të ditur se vajza tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë spitalin për t`u kthyer në shtëpi.

Ditë më parë vajza humbi vëllain e saj 3-vjeçar i cili nuk mundi t’i mbijetonte intoksikacionit të fortë nga ilaçi i minjve që prindërit kishin përdorur për të spërkatur një mjedis pranë shtëpisë.

Ndërkohë mësohet se 7-vjeçarja sapo është bërë me një motër. Disa ditë pas tragjedisë, nëna e saj ka sjellë në jetë fëmijën e tretë e cila është vajzë.

Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim pas humbjes së jetës të 3 vjeçarit duke regjistruar një procedim penal. Hetimi përfshin marrjen në pyetje të mjekëve nëse janë respektuar protokollet mjekësore si dhe të familjarëve të 3 vjeçarit që ndërroi jetë.

Zyrtarisht shkaku i vdekjes së 3 vjeçarit nuk është bërë ende i ditur edhe pse është bërë analiza toksikologjike.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading