Durrës. Arrestohet 51 vjeçari italian në port, Ishte në kërkim ndërkombëtar.

0

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas italian, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i 51-vjeçarit A. G. u bë me qëllim ekstradimin drejt Venezuelës, pasi Gjykata e Caracas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me akuzën për mashtrim.

Policia e Durrësit mori informacione se një shtetas në kërkim do të udhëtonte drejt Italisë.

Kapet nga Policia Kufitare dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Venezuelë, një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas në kërkim ndërkombëtar do të udhëtonte drejt Italisë, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen e tij.  Si rezultat, u kap në tentativë për të dalë nga Shqipëria dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, shtetasi italian A. G., 51 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Caracas, pasi Gjykata e Caracas, në vitin 2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal i Venezuelës. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Caracas, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Venezuelë”, njofton policia.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading