Kritikat ndaj Rubios, Dodik merr një “shuplakë” të fortë nga USA.

0
image

Marsela SHYTIA

Ndërsa e gjithë bota po ndjek me ankth atë që po ndodh me Donald Trump, Ukrainën, Vladimir Putinin, luftën tregtare, Grenlandën, Kinën dhe krizën e BE-së dhe të gjithë po ndjekin me ankth këtë konfuzion global, në kopshtin e vogël ballkanik, shtetet kanë krizat e vazhdueshme që plotësojnë trazirat e përgjithshme që kanë mbizotëruar në dekadën e tretë të shekullit të 21-të. Kriza në BiH kohët e fundit ka marrë një vrull të ri dhe kriza politike po thellohet. Megjithatë, ndërsa rrethanat politike dhe ideologjike ndryshojnë në nivel global, aktorët lokalë vazhdojnë gjuetinë e tyre në errësirë. Kështu, BiH po kalon edhe një herë një kalvar që konfirmon tezën se është një shtet që është në stagnim të vazhdueshëm. Konkretisht, së fundi lideri i entitetit serb në BiH, Milorad Dodik, ka marrë kritika haptazi, nga SHBA, edhe pse ai priste se do të kishte mbështetjen e Donald Trump, presidentit të ri.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading