Aksident në rrugën Peqin-Rrogozhinë, tre të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orë 12.00 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin -Rrogozhinë.
Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Karinë.
Në aksident janë përfshirë dy makina. Pas përplasjes mes tyre, njëri nga automjetet ka dalë jashtë rruge. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për mjekim në Spitalin e Peqinit.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.