Trumpi e quan Kanadanë “abuzuese të tarifave”

0
image

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur Kanadanë “abuzuese të tarifave” dhe ka njoftuar se Uashingtoni nuk do ta subvencionojë më Kanadanë pas vendimit të Ontarios për vendosje të tarifave shtesë prej 25% të energjisë elektrike në tre shtete të SHBA-së.

Në një postim në Truth Social, Trumpi ka thënë se pavarësisht faktit që Kanadaja po e ngarkon SHBA-në me tarifa nga 250% në 390% për shumë prej produkteve bujqësore, Ontario së fundmi ka njoftuar një shtesë prej 25% për energjinë elektrike. 

“Juve as nuk u lejohet ta bëni këtë. Kanadaja është një abuzues i tarifave, ashtu siç ka qenë gjithmonë dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta subvencionojnë më Kanadanë. Ne nuk kemi nevojë për makinat tuaja, nuk kemi nevojë për lëndën drusore, nuk kemi nevojë për energjinë tuaj, dhe shumë shpejt do ta zbuloni këtë”, është shprehur ai, raportoi “Anadolu Agency”.

Kryeministri i Ontarios, Doug Ford njoftoi të hënën një shtesë prej 25% për energjinë elektrike që provinca u ofron 1.5 milionë shtëpive amerikane.

Shtesa është një masë hakmarrëse për tarifat e Trumpit dhe do të prekë shtetin e Nju Jorkut, Minesotën dhe Miçiganin.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading