Apeli i GJKKO-së merr vendimin për sekuestron e llogarive bankare të Ajola Xoxës.

0
image

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar ankimimin e Ajola Xoxës, bashkëshorten e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj, e cila kërkoi heqjen e masës së sekuestros për llogaritë e saj bankare.

Apelii GJKKO-së mori vendimin për të lënë në fuqi masën e sekuestros të vendosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, në kuadër të hetimeve ndaj çiftit Veliaj.

Ndërkohë Ajola Xoxa mund të bëjë rekurs kundër këtij vendimi në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.

Vendimi i gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 13.03.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 27.02.2025 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e ankuesve A.X., Shoqëria Tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive, mbi llogaritë bankare”, dhe vendosi:

  • Miratimin e vendimit nr. 98 Akti, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
  • Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading