Vokshi akuzon Vilma Nushin për abuzime me Check Up, shtyhet seanca në GJKKO

0
image

Seanca gjyqësore mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së PD-së, Albana Vokshi, është shtyrë për shkak të mungesës së kësaj të fundit, e cila duhej të merrte pjesë në seancën parlamentare.

Ndërkohë, Vilma Nushi ishte e pranishme në GJKKO, e gatshme për t’u përballur me akuzat e ngritura nga deputetja demokrate.

Padia e ngritur nga Nushi dhe kompania 3P Life Logistic, që ka fituar koncesionin për Check Up, e akuzon Vokshin për shpifje, bazuar në Nenin 120 të Kodit Penal.

Përplasja ligjore mes palëve nisi pas deklaratave të Vokshit, e cila pretendoi se vlera e koncesionit për Check Up ishte 130 milionë euro, ndërsa pala paditëse e kundërshton këtë pretendim, duke deklaruar se kostoja reale është 63 milionë euro për një periudhë 10-vjeçare.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading