Futi babain në listën e sigurt, Adriatik Lapaj sqaron si do bëhet renditja

0
image

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ku ka shpjeguar arsyen se përse ka futur si kandidat për deputet në listë të sigurt babain e tij. Ferman Lapaj, është i pari në listë në qarkun e Beratit për koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Sipas Adriatik Lapaj në listat e mbyllura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, janë fiktive, në të janë futur familjarë të kandidatëve si garanci në mënyrë që të gjithë anëtarët e koalicionit të garojnë në listë të hapur.

“Listat e mbyllura te Nismës Shqipëria Bëhet janë të përbëra nga prindërit dhe familjarë të kandidatëve si garanci për listat e hapura. Të gjithë anëtarët e kryesive të koalicionit tonë garojnë në listë të hapur, përfshirë dhe kryetarët. Lista e hapur do të thotë që nuk ka rëndësi renditja e kandidatit. Në fund renditja do të bëhet sipas votave që merr secili”,-tha Lapaj

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading