Durrës. Joni Myshketa shpall kandidaturën për Koalicionin EuroAtlantik (KEA): Me besimin në Zot, me kokën lart e me mbështetjen tuaj arrihen vetëm punë tē mira!

0
image

Joni Myshketa , pinjoll i një familje me emër në Durrës ka shpallur kandidaturën për Koalicionin EuroAtlantik që sipas tij është zgjidhja që duhet bërë për përparimin e vendit.

Ja edhe postimi i plotë i tij:

Joni Myshketa

oonseSdrpti0arig8h6a5 7m6t6l315o2u783cml083ëi451af210aai9umg  · 

Të nderuar miq e qytetar durrsak, shijakas e krutan, të qarkut Durrës!

Kandidimi Im në listat e hapura nën siglën e KEA(Koalicioni Euroatlantik) është një betejë sfiduese, bazuar në vlerat e parimet ku besoj fort pa asnjë hezitim e mëdyshje.

1. Mbështetje tek meritokracia përmes garës së ndershme me lista të hapura, kush meriton verdiktin e qytetarëve merr mandatin pa servilizma ndaj kryetarit të radhës e pa thika pas shpine kolegëve qe deri dje me ta ke ndarë çdo betejë politike e miqësore.

2. Mbështetje pa kushte ndaj drejtësisë, I vetmi garant në Shqipërinë tonë të vogël e të plaçkitur nga të gjitha xhaketat e vjetra të politikës 34 vjeçare, zgjatim i PPSH dhe zbatues të Katovicës vllavrasëse.

3. Pro aleatëve strategjik të vendit BE e SHBA, pa të cilët ekzistenca jonë si komb rrezikohet.

4. Pro të rinjve e të rejave që për hir të vërtetës ka shumë e janë shumë dinjitoz, por qëllimisht të mbajtur larg nga monopoli i politikës sepse rrezikohen ndjeshëm prej tyre duke u nxjerrë në shesh mediokritetin dhe antishqiptarizmin e tyre.

5. Me besimin në Zot.

6. Pro familjes tradicionale dhe natyrore një baba e një nënë, me gjyshër, xhaxhallarë, daja, halla e teze e zemrat plot.

7. Pro Shqipërisë sonë të bukur.

Këto janë vlerat ku qenia ime si njeri, si qytetar, si prind, si bashkëshort, si mik e shok besoj e luftoj fort.

Mbi bazën e tyre kërkoj mbështetjen tuaj, për të qenë një zë i lirë, për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta si njerëz që besojmë tek ligjet hyjnore dhe respektojmë ligjet njerëzore.

Betejat në këtë jetë nuk rreshtin deri në frymën e fundit e ajo që na përjetëson është vepra e mirë në koherencë me qëndrimet e drejta.

Trashëgimia që do lemë pas është pasuria më e madhe që do I lëmë fëmijëve tanë.

Me besimin në Zot, me kokën lart e me mbështetjen tuaj arrihen vetëm punë të mira, e pra le ti bëjmë realitet pa asnjë hezitim si njerëz të lirë që duam jetën, respektojmë atë dhe e mbrojmë me çdo kusht.

Mirënjohje pafund për secilin prej Jush Miq!

Joni Myshketa.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading