Përgjimet ambientale që e lanë në burg Erion Velinë:Provat e reja, përgjimet ambientale dhe bisedat telefonike me vëllanë: Nisni fushatë mediatike kundër!
SPAK, mësohet të ketë vënë në përgjim telefonik Arbër Veliaj, i cili rezulton se pasi ka marë urdhëresa nga vëllai i tij në burg, ka orientuar disa media për të nisur një fushatë sulmi ndaj prokurorëve të SPAK.
Një veprim të tillë të nxjerë nga përgjimi ambjental brenda në burg dhe përgjimet telefonike të kryera mbi Arbër Veliaj, kanë çuar prokurorët e çështjes në gjykatën e Apelit, me një argument shtesë, se përse Erion Veliaj duhet të qëndrojë në burg.
Përgjime telefonike dhe ambjentale janë çuar nga SPAK në tavolinën e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi, i cili është njohur me përmbajtjen e bisedave që ka zhvilluar në burg Erjon Veliaj më vëllain e tij, Arbër Veliaj. Këto prova të reja të cilat ju shtua atyre egzistuese detyruan gjyqatrin Pëllumbi të vendosë për masën arrest me burg.