Trump “kërcënon BE”: Tarifë 200 % nëse nuk hiqet tarifa e uiskit

0
image

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka paralajmëruar Bashkimin Europian se do të vendosë një tarifë 200% për alkoolin e tij, përfshirë verën dhe shampanjën, nëse blloku vendos tarifa për uiski amerikan. Presidenti amerikan përdori një postim në rrjetet sociale për të paralajmëruar BE-në, pasi kishte deklaruar edhe më herët se blloku ishte krijuar për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në një postim të Truth Social:

“Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u formua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për uiskit.

“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha VERËRAT, SAMPAJNË DHE PRODUKTET ALKOKOLIKE QË DALIN NGA FRANCA DHE VENDET E TJERA TË PËRFAQËSUARA TË BE-së.

Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading