Lëvizja Bashkë bën publike listën e Durrësit. I pari në listë, urbanisti Artan Kacani.

Lëvizja Bashkë ka publikuar listën e kandidatëve për deputet për qarkun e Durrësit. Në njoftimin e shpërndarë thuhet se kjo parti ka ndërtuar për qarkun e Durrësit një ekip të fortë e të ndershëm që do të jenë zëri i qytetarëve dhe se do të zhvillojnë një luftë pa kompromis kundër korrupsionit. I pari në listë për këtë qark është pedagogu i urbanistikës Artan Kacani , i cili është diplomuar si urbanist në Universitetin Politeknik të Milanos.
Ja edhe nje njoftimi i plotë:
Lëvizja BASHKË po e vazhdon prezantimin publik të kandidatëve të saj, këtë herë në qarkun e Durrësit. Pas Tiranës dhe Fierit, edhe në Durrës po ndërtojmë një ekip të fortë dhe të ndershëm, që do të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe do të sfidojë korrupsionin dhe keqqeverisjen. Ju ftojmë ta lexoni.