Me hapjen e tunelit të Murrizit, fluks automjetesh nga Tirana drejt Dibrës.

0
image

Një ditë pas hapjes për qarkullim, Tuneli i Murrizit ka përjetuar një fluks të lartë automjetesh. Me një gjatësi prej 3.8 kilometrash, ky tunel është pjesë e rëndësishme e Rrugës së Arbrit, e cila lidh kryeqytetin Tiranë me verilindjen e vendit.

Qytetarët shprehen entuziastë për përfundimin e këtij segmenti, duke theksuar se ai shkurton kohën e udhëtimit nga Tirana në Dibër me gati 3 orë, krahasuar me periudhën kur tuneli nuk ishte i hapur. Përveç kësaj, segmenti shërben si një nyje lidhëse me Maqedoninë dhe qytete të tjera të vendit.

Rruga e Arbrit, me një gjatësi prej 74 kilometrash, është pjesë e Korridorit të Tetë Paneuropian dhe pritet të sjellë përfitime të mëdha në transport dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading