Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes

0
image

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump Jr., beson se bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë gjatë luftës së fundit në Kosovë kanë ardhur si pasojë e një skandali mes ish-presidentit të SHBA-ve, Bill Clinton dhe një praktikanteje në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Donald Trump Jr. gjatë qëndrimit në Serbi, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në intervistën e publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Rumble Studio” – i cili numëron mbi 1.5 milionë ndjekës – Trump Jr, fillimisht flet për vizitën e tij në Serbi e më pastaj prezanton në pika të shkurta një historikë të shtetit të Serbisë.

Ai e prek edhe temën e fushatës së bombardimeve të NATO-s, ku si të mirëqenë e merr një teori konspirative që ka qarkulluar asokohe.

NATO e bombardoi Serbinë në vitin 1999, çka çoi në tërheqjen e forcave serbe nga Kosova. Kjo ndodhi në kulmin e skandalit Bill Clinton – Monica Lewinsky. Shumëkush, sidomos tani, në retrospektivë, e shohin këtë bombardim si një shpërqendrim nga ai dështim i Bill Clinton-it”, thotë Trump Jr., para fillimit të intervistës me Vuçiç.

Skandali Bill Clinton dhe Monica Lewinsky u zhvillua në kulmin e mandatit të residentit Clinton dhe pati një ndikim të madh në jetën politike dhe imazhin e tij. Ndërkohë, në vitit 1999, kur skandali po arrinte kulmin, një tjetër ngjarje e rëndësishme ndodhi: NATO filloi bombardimet në Serbi.

Asokohe ka pasur shumë spekulime dhe teori që lidhin këto dy ngjarje. Disa kanë sugjeruar se bombardimet e NATO-s mund të kenë qenë një mënyrë për të larguar vëmendjen publike nga skandali i Clinton dhe për të “shpërqendruar” mediat dhe opinionin publik nga hetimet ndaj tij.

Po ashtu, në po këtë “Podcast” – i shikuar nga mbi 280 mijë persona – Trump Jr. ka shfaqur një hartë të Ballkanit Perëndimor, ku Kosova figuron si pjesë e Serbisë.

Një ndër temat e diskutuara me Vuçiç, siç shpjegon Trump Jr, në hyrje të intervistës, është siç e quan ai “çështja e Kosovës” dhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në këtë pikë Trump Jr. përkujdeset që fjalën “normalizim” ta vë në thonjëza, duke treguar kështu mosbesimin e tij për këtë proces.

“BE-ja dhe madje edhe shumë njerëz në Washington dëshirojnë t’i ‘normalizojnë’ marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por Serbia vazhdon dhe argumenton me pasion të madh se Kosova është pjesë e territorit të saj sovran”, ka thënë Trump Jr.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading