Durrës.Me mbështetjen tuaj kjo betejë do të jetë e fituar. Kandidati i PD Petro Vokopola prezantohet para bashkëqytetarëve të tij.

0
image

Me nje status të hedhur në rrjetet sociale kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit Petro Vokopola është prezantuar para bashkëqytetarëve të tij duke shpalosur para tyre vizionin e tij personal por edhe të Partise Demokratike .

Petro Vokopola ka theksuar në postimin e tij se hyn në këtë garë me angazhimin e palëkundur për të përfaqësuar zërin dhe aspiratat e çdo qytetari që kërkon një Shqipëri më të mirë dhe më dinjitoze.

Ai gjithashtu është shprehur që nuk ka bërë kurrë kompromise me parimet duke denoncuar çdo lloj korrupsioni dhe se në ardhmen do të vazhdonte të luftonte kundër çdo lloj forme të kapjes së shtetit.

“Është politika që duhet t’u shërbejë qytetarëve” vazhdon më tej Vokopola dhe jo e kundërta e kësaj, ku shteti braktis qyetarët dhe vihet në shërbim të individëve të caktuar për interesa të ngushta klienteliste.

Së bashku shton Vokopola në postimin e tij, mund të ndërtojmë një ardhme më të mirë për të gjithë dhe emigrimi mos të jetë zgjidhja e vetme për të rinjtë duke e kthyer Durrësin në një qendër zhvillimi , me mundësi të barabarta për të gjithë.

Duke përfunduar Petro Vokopola shprehet se beson tek mbështetja e bashkëqytetarëve të tij kjo betejë është e fituar dhe se të gjithë bashkë mund t;ia dalim.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading