Basha vijon replikat me Ramën: Vet mos kaj, vet mos kaj! Me ça i ke veshur shokët, këmishë nate apo burgu?

0
image

Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.

Basha publikoi një tjetër video pak më parë ku shfaqet sërish duke udhëtuar në makinë dhe në sfond ka këngën e Unikatil “Ku i ke shokët”.

“Vet mos kaj, vet mos kaj Ramë. Me këmishë e? Me ca këmishë, këmishë natë apo burgu? Ku i ke shokët? Ca këmishe ka veshur Lali Eri. O Ilir Beqja. Hajde Rama, këmishë vija-vija shokëve, 7×7 =313″, shprehet Basha. 

Ky reagim i Bashës erdhi pasi kryeministri Rama e ironizoi sot nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë. Rama tha se Basha ka lindur me këmishë nate dhe gjumi e do aq shumë sa e mban për vete.

“Basha është një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate.

Kemi në listat tona kandidatë që vijnë direkt nga ana tjetër. Dekanen e Fakultetit Ekonomik të Vlorës, e kemi nga çadra. Rrinte atje, Rama ik, sot është në listën e mbyllur, sepse gjërat evoluojnë.

Luli nuk evoluon sepse është i përsosur. I lindur i përsosur. Një njeri që gjumi e do aq shumë sa e mban për vete, është i përsosur. Ka njerëz që lindin me këmishë, Luli lindi me këmishë nate”, tha Rama.

About The Author

ler nje koment

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Discover more from Dyrrahu News

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading