Montazh bardhezi dhe zë i mbivendosur, Rama i fut një “kunjë” Berishës
Duket se pamundësia e Ramës për të vazhduar ta quajë Sali Berishën “non grata”, falë ndryshimeve përtej oqeanit, e ka shtyrë Ramën gjithnjë e më tepër tek “bufi i kënetës”, shpikja e re propagandistike për këtë fushatë zgjedhjesh.
Rikujtojmë se Rama e përcakton gabimisht Berishën si “buf kënete” me pamjet që shpërndan nëpër rrjetet sociale . Megjithatë Ramës nuk i intereson e vërteta për sa kohë propaganda e kryen qëllimin e saj. Siç thotë edhe filozofi Fridrih Niçe: “Nuk ka fakte, vetëm interpretime.”
Edi Rama ka nisur një fushatë “kunjash” dhe ironizimi me liderin e opozitës, Sali Berishën.
Në Facebook ai shpërndau një video të një bufi që futet në folenë e tij në pemë, ndërsa i mbivendoset zëri i Berishës në Kuvend disa vite më parë: “…Ahahaha… Jam Sali Berisha unë, o budallenj! O budallenj! Nuk dorëhiqet Sali Berisha, o budallenj!”